Prej nje ore ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.
Burime nga selia blu bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ne këto momente deputetet po diskutojnë për punën organizative për zgjedhjet e pjesshme lokale te 6 marsit.
Me herët ishte kryedemokrati Basha ai i cili denoi aferen e inceneratoreve duke akuzuar për përfshirjen e kupolës se PS ne te.
Kujtojmë se Basha e mbledh grupin e PD një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku do të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Gjithashtu, në seancën e nesërme plenare pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave.