Ushtari Vitaliy Skakun është konsideruar një hero në Ukrainë, pasi hodhi veten në erë në një urë në Henichesk për të ndaluar përparimin e një kolone tankesh ruse.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dha lajmin se ushtari me detyrë inxhinier i batalionit doli vullnetar për të kryer këtë detyrë.
“Kur populli ukrainas po zmbraps pushtuesit rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës ishte Isthmusi i Perekopit, ku një batalion i veçantë marinsash ishte një nga të parët që takoni armikun.
Për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve, u mor vendimi për të hedhur në erë urën rrugore Henichesk.
Vitaliy Skakun, një inxhinier i batalionit të veçantë, doli vullnetar për të kryer këtë detyrë. Në urë u vendos lënda shpërthyese por ai nuk pati kohë të largohej,” shkruhet në njoftim.