Ministja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin ka zhvilluar një debat të ashpër ditën e sotme në Kuvend me kryetarin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike. Fillimisht Basha e më pas Berisha kanë vijuar me deklarata dhe akuza njeri pas tjetrit, ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e impiantit te mbetjeve. Spiropali, tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët vërtetoi edhe një herë se akuzat e opozitës ishin një blof i madh. Ne e votuam Komisionin Hetimor tha Spiropali për të zbardhur të plotë çështjen. Nga ana tjeter ajo i kujtoi Bashes se kur ai ishte kryebashkiak, cmimi qe ai donte te vendoste per ton mbetje ishte 30% me i larte se ai qe Tirana ka sot.
”Hunda e Lulzim Bashës zgjatet pafundësisht, deri ku do të dalë? 29 euro për ton dhe jo 38 euro për ton kur Tirana ishte disa fish më e vogël se sa sot. Po të bënim ne llogaritë si ju, atëherë llogaria e Lulzim Bashës do të ishte 800 apo 900 mln euro por ne nuk i bëjmë këto lloj llogarish. Ditë pas ditësh në televizion, në një kreshendo, përballë një kryetare komisioni që të kujtonte prokurorët e saj kohe, u provua vetëm një e vërtetë: që ju në këto vite, në këto muaj keni gënjyer. Ne i kemi kthyer një pushtet kushtetues shqiptarëve, nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht. Drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar as nga komisionet apo nga fjalët”, tha Spiropali.
Fjala nga Kuvendi: Kuvend- Për ‘7×7=420’ dhe një replikë për zërin nga bota e përtejme.