Sulmohet shtabi i Inteligjencës së Mbrojtjes ukrainase.

Tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e këtij institucioni që ndodhet në qendër të Kievit, shkruan BBC.

Ukraina thotë se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse këtë mëngjes pasi Moska filloi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.