Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se sot në orën 12:00 do të jetë i pranishëm në Komisionin Hetimor për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve.

Për të treguar se është bërë punë, në një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto si kanë qenë dhe si janë vend depozitimeve e mbetjeve në Elbasan, Fier, Durrës dhe Tiranë.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë?
*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB
Mezi po pres?”, shkruan Rama.