Lajmi ishte në ajër, por tashmë ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar i shumëpritur. Giuseppe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin e Interit deri ne vitin 2025.
Një lajm shumë i mirëpritur nga i gjithë ambienti i Interit me ne fund ka ardhur sonte dhe eshte zyrtarizuar! Si rrjedhoje e punës së shkëlqyer të bërë nga drejtuesit vitet e fundit, klubi ka vendosur te shperbleje treshen qe eshte direkt pas presidentit Zhang dhe qe ka ndertuar ekipin zikalter qe fitoi titullin vjet dhe sivjet e synon serish…
Gjithashtu një konfirmim i faktit se ekziston një unitet total i qëllimit në të gjithë menaxhmentin. Me këtë rinovim tre-vjeçar, Zhang donte të ndiqte projektin e nisur në 2016 dhe të kanalizuar në pistat fituese pas disa vitesh rregullimi. Një menaxhim kompakt që do të vazhdojë punën te Interi deri në vitin 2025.
Komunikata – “FC Internazionale Milano ka kënaqësinë të njoftojë se CEO i Sportit Giuseppe Marotta, Shefi i Sportit Piero Ausilio dhe Zëvendës Shefi i Sportit Dario Baccin kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin deri më 30 qershor , 2025.
Angazhimi i tyre – nën presidencën e Steven Zhang – do të vazhdojë edhe për të paktën 3 vjet të tjera”.
Nuk ka falje per Bastoni
Alessandro Bastoni do të detyrohet të mungojë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Sassuolos. Konfirmimi zyrtar vjen nga shënimi i FIGC ku thuhet se “Seksioni i Parë i Gjykatës Kombëtare Sportive i kryesuar nga Umberto Maiello hodhi poshtë ankesën e Interit për dënimin e skualifikimit për 2 ndeshje të vendosur ndaj lojtarit Alessandro Bastoni.
Mbrojtësi – vazhdon deklarata – u sanksionua nga gjyqtari sportiv gjatë derbit me Milanin më 5 shkurt “për shkak se iu drejtua një shprehje fyese drejtuesve të ndeshjes në fund të ndeshjes, duke e përsëritur këtë qëndrim dy herë pavarësisht “ftesës për të qëndruar”.
Alessandro Bastoni mori me sportivitet vendimin e Gjykatës Kombëtare Sportive, e cila konfirmoi dy ndeshjet e skualifikimit të vendosur pas ngjarjeve të njohura të post-derbit në Milano, duke hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Interi.
Mbrojtësi, i cili nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë shokët e tij në ndeshjen kundër Sassuolos të dielën në mbrëmje, vendosi të lançojë hashtagun #AmalaAncheDaCasa në Instagram për t’i qëndruar gjithsesi pranë skuadrës. “Gjithmonë gati për t’ju mbështetur edhe jashtë fushës”, ka shkruar ai.