Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim”.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Volodymyr Zelensky kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

Ai kishte postuar gjithashtu një video të vetë-xhiruar më herët të premten, duke treguar atë dhe ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai kishte ikur nga Kievi.
“Ne jemi të gjithë këtu,” tha ai. “Dhe do të qëndrojë kështu.”