Të bëhesh një lider i vërtetë është diçka që mund të perfeksionohet me kalimin e kohës, por duhet të lindësh me disa aftësi që e bëjnë më të lehtë këtë. Megjithatë, Horoskopi tregon shumë për cilësitë e një individi. Këto janë 4 liderët e vërtetë të zodiakut.
Dashi-Dashi është një shenjë me karakter shumë të fortë dhe të vendosur. Dashi është një shenjë që nuk ndalet në asgjë, qëllimin që vendos e arrin me vendosshmërinë që ka. Është luftarak, nuk ka frikë të përballet me sfida të reja dhe lufton në emër të asaj që beson. Ai ka shumë vetëbesim, e di që ia vlen dhe që është shumë karizmatik. Falë këtyre cilësive mund të marrë gjithçka që dëshiron.
Gaforrja-Gaforren e njohim si një shenjë që është shumë e afërt me familjen dhe shumë e ndjeshme por në realitet është një shenjë e lindur për të qenë edhe lider. Cilësitë e saj të lindura si lider manifestohen përballë abuzimeve dhe padrejtësive. Kjo shenjë lufton betejat e më të dobtëve dhe ka shumë konsideratë për të tjerët dhe ndjenjat e tyre. Ajo ndihet si një nënë mbrojtëse për botën dhe nuk i braktis derisa të sigurohet se jeta e tyre është e sigurt.
Peshorja-Peshorja është zakonisht e qetë dhe paqësore. Peshorja është shumë diplomatike dhe arrin t’i bindë të tjerët të adoptojnë idetë e saj. Prirja e tij për të kërkuar gjithmonë një ekuilibër e shtyn atë të vlerësojë një situatë të caktuar nga çdo këndvështrim i mundshëm. Kjo shenjë lëshon gjithashtu energji motivuese që stimulon njerëzit që janë pjesë e rrethit të saj.
Bricjapi-Bricjapi është një shenjë shumë e përkushtuar. Në punë është e pamposhtur. I organizuar mirë dhe i gatshëm për të bërë gjithçka për të tejkaluar profesionin e tij. Pikërisht në punë, ai tregon më së shumti cilësitë e tij drejtuese. Askush si ai nuk arrin të koordinojë në mënyrë të përsosur një ekip pune. Të tjerët i binden lirisht, sepse ka treguar se e di atë që bën. Bricjapi është një lider i qetë.