Artarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Anila Denaj në përgjigje të kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku, ka reaguar për mediat. Denaj shprehet se maxhoranca ka qenë që në krye të herës në mbrojtje të të gjithë procedurave të komisionit hetimor. Denaj gjithashtu thekson se asnjë nga anëtarët e komisionit nuk mund të spekulojnë me fjalë dhe me vendime të parakohshme.
Reagimi i plotë:
Sot është dita e tretë të dëgjesë së dëshmitarëve dhe do vazhdojmë të dëgjojmë dëshmitarët deri në datën 23.
Mazhoranca ka qenë që në krye të herës në mbrojtje të të gjithë procedurave të komisionit hetimor, i cili më shtyrjen e afatit bëri të mundur të gjithë ndjekjen dhe dëgjesat të cilat në ditën e sotme mund ti ndajmë në dy grupe:
Për ta qartësuar të gjithë opinionit publik, pjesa e parë e ditës konsistoi në thirrjen e dëshmitarëve të cilët janë pjesë e komisioneve të prokurimit.
Paralelisht me komisionin hetimor organi i akuzës SPAK është duke ndjekur me dëshmi dhe prova të cilat do të shikohen në gjykimin e tyre për të dalë me prova konkrete.
Kjo e bën të pamundur që dëshmitarët e thirrur nga SPAK të jenë në situatën që të kenë mundësi të kontribuojnë për një proces i cili mund të jetë në dëm të organit të akuzës.
Anëtarët e mazhorancës pjesë e komisionit hetimor gjykuan që kemi të nevojshëm një opinion juridik nëse thirrja e dëshmitarëve, anëtarët e komisionit të prokurimit dëmton apo pengon këtë proces të organit të akuzës dhe deri në marrjen e një veprimi juridik konkret ky vendim ju la një procesi juridik që do vihet në dispozicion ditët në vijim.
Dëgjuam dëshmitarë në pjesën e dytë të ditës që lidhen me përmbajtjen e procedurave.
Dëgjuam kryetarit e bashkisë së Elbasanit, drejtues që dhanë përgjigje për të gjitha pyetjet që lidhen me procedurën të cilat kanë ndodhur dhe pyetje të cilat sot i morën përgjigjet.
Asnjë nga anëtarët e komisionit nuk mund të spekulojnë me fjalë dhe me vendime të parakohshme.
Ka ende kohë për të dëgjuar dëshmitarët. Ne duhet të përfundojmë këtë proces dëgjimi.
Është e rëndësishme të theksojmë që në rolin e çdo deputeti ne duhet të dëgjojmë faktet dhe do të japin mendime spekulative.
Ky është Komision Parlamentar, por këtu thirren dëshmitarë.
Emergjenca në Elbasan është një emergjencë e cila është e vërtetuar me dokumente.
Ditët në vazhdim duhet të dëgjojmë gjithë dëshmitarët dhe më pas të dalim në përfundime, për të respektuar ligjin dhe dëshmitarët.
Të gjithë dëshmitarit janë në të drejtën e tyre për tu dhënë përgjigje pyetjeve!