Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më 3 shkurt, se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes si dhe 2,110 raste të reja me koronavirus. Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,451 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 22.32 për qind.
Aktiv me COVID-19 në Kosovë janë 30,871 qytetarë. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 3,772 persona. Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 806,884 ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 84,819 qytetarë. Në Kosovë aktualisht janë në fuqi masat kundër pandemisë. Vendimin për këto masa u mor nga qeveria më 21 janar.
Bazuar në masat që janë në fuqi, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.
Gastronomia mund të punojë nga ora 05:00 deri më 21:00 ndërkohë që është në fuqi ndalimi i qarkullimit, përveç rasteve të veçanta nga ora 22:00 deri në orën 05:00.