Kjo javë ka nisur me reshje shiu si edhe erë, e cila shkaktoi dallgë deri në 8 ballë.
Për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme është ndërprerë lundrimi i peshkarexhave si edhe të dy linjave të trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi.
Bëhet me dije se intensiteti i resheve pritet të shtohet gjatë orëve të pasditës për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.
Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.
Zonat me te gjelber dhe te verdhe do te perfshihen nga reshje te dendura shiu, kurse pjesa tjeter do te kete reshje me intensitet me te ulet
Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.
Dita e martë do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave nga dita në ditë. Kjo do të bëjë që në zonat malore temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë dhe maksimalet të jenë deri në 15 gradë celsius.