Rama tha se qeveria është zotuar dhe nuk do të prek çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël edhe pse lufta në Ukrainë solli rritje të menjëhershëm të çmimit të energjisë
“Jemi ndër vende shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. në të gjitha komunikimit që kam pasur me koleget në vigjilje të këtij samiti dhe në konferencën e sigurisë në Mynih çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë që në vend fqinje që nga Kosova dhe nderi në Greqi apo në Itali ka ndikuar fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë, biznesit po e po. jemi zotuar që do të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë, sepse sigurisht jemi të vetëdijshëm për efektin që ai ka dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi sidomos të konsumatorit dhe biznesi i vogël, për këtë kemi bërë një ndryshim rrënjësor të të gjithë skemës së trajtimit të eksperti dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t’ja dalim, gjë që ndodh me një sforco të madhe nga qeveria. me vjen keq që një grup të përfaqësuesve të biznesit që dalin me kërkesa a thua sapo kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë dijeni për ngjarjes në tokë, shpresoje të ketë qenë një moment lajthitje, pasi të kërkosh sot të tilla qiqra, ndërkohë që një hell i nxehtë po ndodh vetëm këtu mund të bëjë vaki”, tha Rama.