Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në QSUT është kryer nga ekipi mjekësor një ndërhyrje delikate në trurin e vogel tek një fëmijë 15 vjeç.

Duke i falenderuar për punën e bërë, Manastirliu shkruan se nderhyrja është kryer me sukses nga mjekët neurokirurgë dr. Artur Xhumari, dr Ardian Ndroqi dhe anastezisti dr. Myfit Saraçi.

Statusi i ministres Manastirliu:
Për Ermalin, kjo është një jetë e dytë ?
15-vjeçari nga Rrogozhina vuante nga një sëmundje tejet e rrallë në tru, e zbuluar pas ekzaminimeve të hollësishme në Spitalin e Durrësit dhe më pas në QSUT, ku u evidentua një grumbullim enësh gjaku (MAV) që i kishte shkaktuar hemoragjinë, duke i rrezikuar jetën. Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë, operacion ? që zgjati 5 orë, i kryer me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve neurokirurgë të drejtuar nga dr. Artur Xhumari, me dr. Adrian Ndroqi dhe anestezist Myfit Saraçi, rezultoi me sukses, duke i shpëtuar jetën 15-vjeçarit.
#KrenarePëtMjekët.

Operacioni zgjati 5 orë dhe ekipi mjekësor ka arritur të oprojë 15 vjeçarin nga Rrogozhina pa asnjë rrezik per shëndetin e tij. Sipas informacionit nga QSUT operacioni ishte shumë delikat dhe i shkallës së lartë të veshtiresise, pasi (MAV) grumbullimi i enëve të gjakut ishte i madh dhe ndodhej në trurin e vogel të femijës, çka do të ishte rrezik të humbte shume gjak apo të kishte probleme me levizjen e anesive, frymemarrjen dhe rrahjet e zemres.