Më shumë se 10-të vende iu kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, mes paralajmërimeve nga fuqitë perëndimore se një pushtim nga Rusia mund të jetë i pashmangshëm. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë ndër shtetet që iu thanë shtetasve të tyre të largoheshin sa më parë
Moska ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës, por mohon çdo qëllim për të pushtuar. Në një telefonatë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi përsëri liderin rus Vladimir Putin për kostot e çdo pushtimi. Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se paralajmërimet e pushtimit mund të ngjallnin panik, të cilin ai e quajti miku më i mirë i armiqve tanë.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka paralajmëruar se një pushtim mund të ndodhë në çdo kohë dhe mund të fillojë me bombardime nga ajri. Rusia i karakterizoi akuza të tilla si spekulime provokuese.