Milan ka mundur 1-0 Sampdorian në javën e 25-të të Serisë A dhe është kthyer të kryesojë kampionatin italian, por Inter-i ka një ndeshje për të rikuperuar. Sfida e luajtur në San Siro është vendosur nga një gol magjik i Leao-s në minutën e tetë. Një gol që është bërë i mundur edhe nga një supër asist i portierit të Milan-it, Miagnan.
Hera e fundit që një portier i Milan-it kishte dhënë një asist në një takim të Serisë A para ndeshjes së sotme ka qenë në vitin 2006-të (Dida kundër Ascoli-t).