Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka nxjerr blof drejtuesen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Balluku, e ftuar për të dëshmuar në Komision, teksa u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të deputetëve të këtij Komisioni, ka kërkuar nga Tabaku se ku bazohej ajo kur thoshte se janë 430 milionë euro në këtë histori.

Tabaku, e zënë ngushtë pa patur asnjë fakt, duke iu devijuar pyetjes stisi disa skema ku pretendonte se shteti humb para gjatë rrugës. Balluku duke dhënë fakte nga kontrata e rrëzoi çdo pretendim të Tabakut.

Në fund ministrja Balluku insistoi që Tabaku të faktonte 430 milionë eurot që opozita pompon çdo ditë, por deputetja demokrate u tërhoq pa dhënë përgjigje.

Belinda Balluku: 430 mln euro e abuzimit, për këto kontrata që i kam gjetur, por i kam hapur se jam shqetësuar dhe unë, se nuk dalin gjëkundi. Ju si i keni llogaritur?

Jorida Tabaku: Do e krijojmë një mundësi për të gjitha shqetësimet që kanë palët

Belinda Balluku: Është një abstragim i i juaji, se si po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 mln euro. Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige

Jorida Tabaku: Me qetësi kolegë, se me këtë 7 x7 bëjnë 42 ka shkuar në burg, të shohim nëse ky 7 x7 bëjnë 42 do çoj njeri tjetër

Belinda Balluku: Nëse e keni marrë përgjegjësi sikur këto 430 mln i keni të kapura vjedhe ndërkohë ky është një abstragim, kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta

Jorida Tabaku: Qytetarët e kuptojnë të gjithë se deri nesër do e dëgjojmë disa herë se erdhi mesazhi në linjë

Belinda Balluku: Nuk e di se nga vijnë mesazhet, me kolegët e zgjidhni vetë ju se jeni kolegë dhe i keni marrëdhëniet e mira, të gjithë jeni me celularë në dorë, unë pak më pak se të tjerët. Mënyra si abstragoni nuk ka asnjë lidhje, është një non sens i madh, për respektin që kam dhe zonjë që jeni nuk mund të merrni përsipër

Jorida Tabaku: Me gjithë respektin maksimal, fokusoni këtu

<iframe width=”583″ height=”345″ src=”https://www.youtube.com/embed/idtEXeb7ACw” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>