Tërësisht i rehabilituar, aksi Qafë e Kasharit-Rinas ofron tashmë më shumë siguri dhe lehtësi gjatë udhëtimit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku publikoi pasditen e sotme pamje nga segmenti ku tashmë kanë përfunduar punimet.
“Segmenti Qafë e Kasharit – Rinas, tashmë i rehabilituar plotësisht dhe me sistem ndriçimi. Më shumë siguri dhe komoditet gjatë udhëtimit”, u shpreh Balluku.
Në këtë segment rrugor u punua për vendosjen e barrierave mbrojtëse, përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, lyerjen e bordurave, riparimin e fugave në mbikalime dhe ura, si dhe pastrimin e kanaleve dhe vegjetacionit.
Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe ka për qëllim riparimin dhe rregullimin e akseve nacionale për t’i dhënë më shumë siguri dhe lehtësi qarkullimit të mjeteve.