Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Rusisë që të parandalojë “dezinformimin” në lidhje me tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën.

“Tani është thelbësore që mos të ketë dezinformata që vazhdojnë të përhapen. Përkundrazi, qeveria ruse duhet të sigurojë transparencë të plotë sesi do të tërhiqen trupat”, tha ajo. “

Rusia kohët e fundit njoftoi se disa nga trupat e dislokuara në rajonin kufitar do të tërhiqeshin, por udhëheqësit perëndimorë thanë se asnjë aktivitet i tillë nuk ka ndodhur.

“Në terren nuk duket se ka pasur lëvizje të trupave që tregojnë një tërheqje”, tha Baerbock.