Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz ka thënë këtë të enjte që Kosova është e gatshme për çdo situatë që mund të rrjedhë nga zhvillimet në Ukrainë.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se është duke bashkëpunuar me BE-në, NATO-n, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në mbrojtjen e demokracisë.
“Qeveria e Kosovës është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar me BE, NATO, SHBA DHE Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të jemi bashkë në mbrojtjen e demokracisë.
Mbrëmë kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kemi vlerësuar analizuar situatën dhe masat që duhet të marrim në mënyrë që orientimi ynë evropian dhe euroatlantik të jetë në nivelin në cilësinë dhe intensitetin më të lartë të mundshëm”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.