Një natë pas mbarimit të Big Brother Vip, aktori Donald Veshaj ka dalë të festojë me shoqërinë në një klub natë. Nga pamjet e mëposhtme shihet Donaldi në shoqërinë e këngëtarit Elgit Doda si dhe të këngëtares Filoreta Raçi.Teksa kërcejnë dhe festojnë së bashku me këngët që Donaldi ka shkruar për ish tê dashurën e tij Bora Zemani, mes tyre vihet re mungesa e të dashurës së tij Beatrix Ramosaj.

“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime”, ka thënë Donaldi në një video të postuar në Instagram.