Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten më 4 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes, si dhe 1,853 raste të reja me koronavirus.

Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,253 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 20 për qind.

Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 31,084 qytetarë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 1,639 persona.

Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807,383, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 86,437 qytetarë.