Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti sot në takim drejtoreshën e e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Geraldine McWeeny.
Gjatë takimit Manastriliu dhe McWeeny folën për vijimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
“Mirëprita dr. Geraldine McWeeny, e cila ka marrë drejtimin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e shëndetësisë, me fokus të veçantë në përballimin e situatës së pandemisë, efekteve post-COVID dhe forcimin e programeve të shëndetit publik”, tha Manastirliu.
Dr. Geraldine McWeeney u emërua në dhjetor të vitit të kaluar drejtoreshë e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri.
OBSH vijon të jetë çdo ditë në krah të përpjekjeve të Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.