Prej një kohe të gjatë Partia Demokratike ka pretenduar se inceneratorët janë projekte fantazmë që nuk ekzistojnë. PD Këmbënguli për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar atë që thotë, se inceneratorët nuk ekzistojnë si objekte. Por pikërisht sot, në ditën e parë të punës së Komisionit Hetimor të ngritur me këmbënguljen e opozitës, pretendimi i Partisë Demokratike është rrëzuar me zë dhë figurë përpara kamerave të televizioneve.
Deputetët e Partisë Demokratike inspektuan Inceneratorin e Fierit. Të shoqëruar nga kamerat e televizioneve ata shkelën nga afër në objektin e inceneratorit të Fierit, për të cilin kishin thënë se nuk ekzistonte. Vetë demokratja Dhurata Çupi, foli para kamerave nga objekti i inceneratorit të Fierit.
Socialisti Eduart Shalsi ka reaguar nga Fieri duke u shprehur se: ”Qëllimi i vizitës është ne të shohim nëse ekziston objekti apo jo. Brenda grupit tuaj parlamentarë thanë që nuk ekziston objekti, thatë që është fantazmë por është e kundërta. Objekti është me shumë komponentë disa janë kolauduar disa janë në proces kolaudimi. E shohim që nuk po përpunohen mbetjet. Jemi shumë të interesuar për të kuptuar proceset nëpërmjet të cilave do të kalojnë mbetjet. Ne jemi të interesuar të kuptojmë sesi do të kalojnë mbetjet. Qëllimi është ne duam një Shqipëri më të pastër.”
Nga ana tjeter edhe drejtori i inceneratorit ka rrezuar opoziten edhe per pjesen tjeter te argumentit te saj. Opozita pretendoi se edhe pse egziston, inceneratori nuk punon. Por kete pretendim e ka rrezuar drejtori, i cili i pyetur nga socialistja Ermonela Felaj tha se inceneratori punon.
Dhurata Çupi, deputete e PD: Objekti nuk punon, nuk është funksional, nuk ka mbetje që përpunohen, depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, përfundonte që 2019-ën
Ermonela Felaj: A vijnë përditë plehra?
Drejtori: Vijnë rreth 130 tonë mbetje urbane nga bashkia Lushnje, Fier dhe Patos. Pritet që në ditët në vijim të vijmë edhe nga Mallakstra.
Me tej Felaj ka theksuar se: Ky është një objekt që ekziston. Është objekt që vazhdon të realizohet në kuptim e termave të kontratës. Nuk është vetëm inceneratori, por edhe landfillet. Nga drejtori na u tha që procesi i kolaudimit do të përfundoje brenda 35-40 ditëve.
Këtu çdo ditë depozitohen mbetjet e disa bashkive: Fier, Lushnjë, Rroskavec, Patoz. Në ditët në vijim dhe Divjakë dhe Mallakastër. Depozitimi i mbetjeve nga ana e bashkive është falas. Çdo ditë depozitohen deri në 180 tonë mbetje. Nuk ndodh incenerimi, por selektimi manual i mbetjeve. Bëhet përpunimi i ujërave të ndotura, dhe kontestimi i mbetjeve.