Kryeministri Edi Rama pasi tregoi pozicionin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë, theksoi se konflikti Rusi-Ukrainë është me potenciale me rrezikshmëri të lartë.
Në një konferencë për mediat Rama tha se në këtë konflikt, Shqipëria po ndan barrën më të madhe me më të mëdhenjtë.
“Ndaj mendimin e shumë të tjerëve që ky është një konflikt goxha i rrezikshëm dhe tensioni është me potencial të lartë. Bëj pjesë te ai grup njerëzisht që rruga është; bisedime, bisedime, për të gjetur pika shtensionimi dhe për të hapur një proces shumë të vështirë dakordësimesh. Është e komplikuar, por nga ana tjetër ky është një nga ato rastet kur ne jemi si të thuash dhe ndajmë barrën me të mëdhenjtë e kësaj bote, por s’kemi barrën e tyre që është marrja e vendimeve përfundimtare. Konflikti është me potencial rrezikshmërie të lartë.”, tha Rama.