Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me prishjen e banesave në zonë e 5 majit në kuadër të procesit të rindërtimit. Teksa banorët janë duke protestuar sërish sot para Kuvendit, Rama u është përgjigjur atyre me një koment në facebook, ku shkruan se të gjithë kanë marrë hakun e tyre madje edhe më shumë nga sa u takon.
“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.