Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas ironinë. Duke përmendur 430 mln euro, që opozita thotë se janë vjedhur në ‘aferën e inceneratorëve’, Rama tha se e gjitha është bërë për Bashën, që t’i zbulojë e të dalë si ‘hero antikorrupsion’.
“Ne në grup kriminal këta kishim, një pjesë këta ishin që do merreshin me këtë pune, dhe do i mbulonim me vulë, 430 mln euro do vidheshin që t’i zbulonte Luli. Se e gjitha kjo për Lulin është bërë, që të dali Luli çik nga situata ku është fut dhe të zbulojë një aferë dhe me mbështetjen e agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare. Mos më detyro t’i them të gjitha, është bërë e gjitha për Lulin që të dalë si hero antikorrupsion”, tha Rama.