Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të marte ka qenë në Krujë, ku është prezantuar projekti i BE-së për Muzeun Etnografik si dhe grantet për banorët dhe bonusit të rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit.
Rama në fjalën e tij ka bërë me dije se në kuadër të këtij granti do të ketë një mbështetje të re financiare për çdo familje që ka në pronësi një banesë të vjetër me vlera historike dhe kulturore.
“Ne bashkë me komisionin Evropian në funksion të transformimit të një krize dhe të pasojave të një krize të shkaktuar nga tërmeti në një sërë mundësish të reja për të prekurit nga tërmeti për fëmijët dhe të rinjtë. Bashkë me komisionin Evropian kemi mundësira një fund që hap pas hapi do të ketë dhe nismat e vete. Ato që kanë trashëguar banesa në zonat historike dhe me vlera të trashëgimisë kulturore ne jemi të gatshëm sot që të ndërtojmë një rrugë të përbashkët ku qeveria do të financojë projektet e tyre dhe ato do të përfitojnë nga grantet e qeverisë dhe Komisioni Evropian. këto qytetarë do të përfitojnë dhe do të mundet që të krijojnë vetëpunësim për familjen dhe vlera turistike dhe kulturore për zonën ku jetojnë.
Këtë program do e financojmë vit pas viti, por duhet që të kemi një reagim konkret nga banorët për të ndërtuar modelet e duhura pasi kemi hyrë në një rrugë pa kthim në lidhje me fondin e zhvillimit në sektorin rural. Apeli im për banorët e këtyre zonave në Krujë, Shkodër, Gjirokastër, Shkodër dhe ku do ku ka të tilla vlera është e rëndësishme që të përfshihen dhe të bëjnë atë që mua më mëson çdo ditë e më shumë rruga e evropianizimit dhe e integrimit”, ka thënë Rama.