Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e zhvilluar në Krujë, së bashku me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadorin Luigi Soreca dhe Ministren e Kulturës Elva Margariti, organizuar në kuadër të prezantimit të projektit të Muzeut Etnografik, shpalljes së grantit të programit EU4Culture dhe “Bonusit të Rijetëzimit”.

Kryeministri në fjalën e tij u shpreh se jemi në një takim që është në vazhdën e një pune dhe përpjekje të përbashkët, në këtë rast me Komisionin Europian, në funkision të tranformimit të një krize të rëndë të shkatuar nga tërmeti, në një sërë mundësish të reja për të prekurit, për fëmijët, të rinjtë, familjen dhe vetë zonat, ku është preku edhe trashëgimia jonë kulturore.

“Këto burime, plotësohen dhe harmonizohen edhe falë një ndërhyrjeje të re të qeverisë përmes Ministrisë së Kulturës për të stimuluar ekonominë familjare, të atyre që kanë trashëguar banesa në zonat historike. Të atyre që kanë trashëguar banesa me vlera të trashëgimisë kulturore, me të cilët ne jemi, sot, të gatshëm të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, ku qeveria do të financojë projekte e tyre dhe ata do të përfitojnë nga grante e qeverisë dhe KE-së, për të transformuar banesat e vjetra dhe shpesh të pabanuara”.

Kreu i qeverisë vijoi më tej duke theksuar se: “Ne kemi bindjen që ky program ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe kemi gadishmërinë që ta fuqizojmë vit pas viti, por është shumë e rëndësishme të kemi nga ana e banorëve një reagim konkret dhe të ndërtojëm modelet e duhura. Kemi hyrë në një rrugë pa kthim në fushën e zhvillimit rural, ku AZHBR ka qenë një urë komunikimi mes BE, qeverisë dhe sipërmarrjeve private. Ftesa ime për tërë banorët e tërë zonave në Krujë, Berat, Gjirokastër, Shkodër dhe kudo tjetër ku ka të tilla vlera, është që të përfshihen dhe të bëjnë atë që na mëson çdo ditë e më shumë rruga e europianzimit në familjen europiane, që mbështetjet financiare vijnë me ide, projekte, aplikime bindëse jo si lëmosha që shpëmrndahen lart e poshtë.”

Kjo nismë është shprehje e vullnetit dhe e vizionit të bashkëpunimit të qytetarit me shtetin, si një ndërlidhje e frytshme ku shteti jep përkrahjen e vet, jo vetëm për rimëkëmbjen ekonomike individuale, por si një ndihmë e prekshme për të gjithë.

Shpallja e thirrjes, “Rikrijimi i së shkuarës, të ndërtojmë të ardhmen”, në vlerën e rreth 350 mijë euro, është pjesë e një skeme granti prej 1.3 milionë euro, që do t’u jepet atyre subjekteve që operojnë në sektorin e kulturës dhe krijimit, gjatë viteve 2022-2024.