Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në këtë vizitë. Takimi u mbajt në Ambasadën shqiptare në Ëashington, ku Rama ka konfirmuar se ‘Blinken i kishte dhënë pëlqimin për vijimin e kësaj nisme”
Sipas gazetarit të Report Tv, Ermal Qori “Rama ka pohuar që Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur, ndërsa nuk ka komentuar shpalljen non grata të Sali Berishës duke thënë se kjo është meritë e vetë Berishës dhe asnjë lloj ndikimi tjetër”, pavarësisht akuzave që hedh Berisha se kanë lobuar kundër tij. Lidhur me takimin që zhvilloi me kryebashkiakun e Neë York, Eric Adams, Rama u shpreh se prezenca e tij ishte për shkak ceremonisë së organizuar nga Shqipëria në kuadër të kremtimit të anëtarësimit 2-vjeçar në OKB, si dhe për shkak të miqësisë që kemi sëbashku, duke nënvizuar vlerësimin për vendin tonë. Një tjetër pikë e diskutuar ishte edhe fusha e mbrojtjes ushtarake, ku do të ketë zhvillime të reja.
“Defender do të përsëritet në 2023”, tha Rama
I pyetur për shkarkimin e Presidentin Meta, Rama tha se “është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin”. Nuk ka mbetur pa komentuar edhe koalicioni Berisha-LSI për zgjedhjet e 6 marsit, ku sipas Ramës “ky koalicion nuk do të prodhojë asnjë rezultat pozitiv”. Çështja e Afganëve, tensionet Rusi-Ukrainë si dhe marrëdhënia diplomatike ndër vite mes Shqipërisë dhe SHBA-se ishin pjesë e takimit 45 minutësh të zhvilluar mes Ramës dhe Blinken. Gjithashtu Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB për muaj në qershor të 2022.
Për 45 minuta, kryeministri Edi Rama dhe sekretari i shtetit Antony Blinken zhvilluan takimin në zyrat e Departamentit të Shtetit në Ëashington. Mes diskutimeve të ngushta për bashkëpunimin me SHBA-të dhë Shqipërinë, Blinken shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën kohore 2022-2023, Blinken tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese.