Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga shkolla “Sami Frashëri” në kryeqytet që ndodhet në proces rindërtimi.
Krahas postimit, ai shkruan se kjo është një përgjigje ndaj kritikëve të cilët thonin se në vend të shkollës do të bëhet një pallat.
Ai shton se godina e re do të jetë më e madhe më e bukur dhe më e fortë se ajo që ndodhej në vendin e saj.
Postimi i Edi Ramës:
Mirëmëngjes dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë.