Kryeministri Edi Rama doli nga salla e parlamentit me një dakordësi të arritur me përfaqësinë e banorëve protestues të “5 majit”. Menjëherë pas takimit, ai ka dhënë një prononcim për mediat me detajet e diskutimeve, pas të cilave tha se edhe ata banorë që nuk kanë firmosur do të firmosin marrëveshjen e rregullt.
Reagimi:
Ka kthesa dhe devijime të qëllimshme që bëhen dhe me ndihmën e kanaleve mediatike dhe fakti është që për të gjithë banorët, qoftë 5 Majit, dhe të Unazës që janë të ndara në dy kategori, do ketë trajtim të dinjitetshëm njerëzor, solidar, njësoj siç u bë me të gjithë ata që humbën shtëpitë nga tërmeti. Kemi patur një bisedë intensive dhe unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që në ditën e parë, por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët se ka shumë kthesa edhe të qëllimshme.
Për të gjithë banorët qoftë të 5 Majit, Unazës që janë të ndarë në dy kategori, do ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor, siç u bë me ata që humbën shpinë nga tërmeti. Për ata që kanë dokumente zgjedhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose kompensim me këmbim që ata të marrin më shumë se ckanë.
Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje. Ku futet politika në mes, gjërat bëhen çorap, ato janë letra të pafirmosura, do të ulen banorët, do i shikojnë letrat, janë 51 familje që kanë firmosur, dhe këto marrëveshje do shkojnë të regjistrohen në kadastër, dhe në momentin kur mbaron ndërtimi dhe shtëpia është gati, do futen në shtëpi, kërkesa që e duam shtëpinë këtu dhe e duam këtu, nuk e plotësojmë, këto njerëz për shkak se kanë derdhur mund e djersë pa leje, do marrin shtëpi