Pas një vizite 4 ditore në SHBA, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale edhe fotot nga zhvillimi i takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë përfshirë edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rama thotw se vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive, ndërsa mikpritja ishte thjesht e shkëlqyer.
‘Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte përmbajtësisht e pasur dhe kombëtarisht e dobishme, vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive, ndërsa mikpritja ishte thjesht e shkëlqyer!’- shkruan Rama.
Kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenmbajtëse me SHBAtë të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, çuan kryeministrin Edi Rama në SHBA. Kreu i qeverisë e nisi vizitën e tij zyrtare me një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pas, në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, në një sallë të mbushur me përfaqësues të 193 vendeve anëtare të OKB, Shqipëria organizoi një pritje gala në Neë York me rastin e fillimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ndër të tjera të pranishëm në pritje ishin, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abdulla Shahid, kryebshkiakun e Neë York-ut, Eric Adams, inistrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përfaqësues nga Kongresi amerikan.
Në ditën e dytë të takimeve zyrtare, kryeministri Edi Rama takoi në zyrat e Departamentit të Shtetit në Washington Anthony Blinken, ku diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për periudhën kohore 2022-2023, Blinken tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese.
Po ashtu kreu i qeverisë u nderua me një pritje të veçantë në kampusin e Universitetit Georgetown në Uashington të SHBA. Kryeministri mori falenderime të posaçme nga stafi drejtues i Universitetit për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare në pritjen, strehimin dhe ndihmën e ofruar për 2000 refugjatët afganë.