Një tjetër qendër e re shëndetësore ka përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qendra e re shëndetësore në Këmishtaj, Divjakë, e cila është transformuar tërësisht falë investimeve të qeverisë.
“Mirëmëngjes dhe me qendrën shëndetësore Këmishtaj në Divjakë, e cila është një nga 300 shembujt se si u shkatërrua shërbimi parësor shëndetësor që shkëlqente kur qeverisnin ata që sot ulërasin, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Pas përfundimit të fazës së parë të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, investimet do të vijojnë me fazën e dytë, ku për vitin 2022 janë planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira.