Qendra shëndetësore në Qelëz të Pukës është rehabilituar plotësisht, për t’i shërbyer me kushte dhe standarde bashkëkohore jo vetëm banorëve të kësaj zone, por edhe turistëve të shumtë që frekuentojnë majën e Murgës.

Falë investimit të qeverisë, qendra e re shëndetësore në Qelëz ofron kushte optimale për rreth 1600 banorë të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qendra e re shëndetësore, ndërsa solli në kujtesë përmes fotove edhe gjendjen në të cilën ndodhej godina.

“Pukë – Qendra e re shëndetësore në Qelëz, e cila sot u shërben 1600 banorëve dhe turistëve që vizitojnë majën e Murgës, një prej destinacioneve më të preferuara të zonës, që deri dje e merrnin shërbimin tek “shtëpia e lirisë” në fotot bashkëlidhur me qendrën e re”, tha Rama.