Luan Hoti, i cili kandidon për kryebashkiak të Durrësit në siglën e PD, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në qytetin bregdetar, në kuadër të fushatës, e cila zyrtarisht ka nisur sot për zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë fjalimit, ai bëri gafën teksa ‘garantoi’ se 50% e personelit të Bashkisë do të jenë gra, sepse sipas tij gratë janë punëtore dhe luftarake.

Mirëpo, aktualisht 59% e Bashkisë së Durrësit janë gra dhe dy të tretat e tyre ka vite që janë drejtuese. Por, sipas kandidatit Hoti, gratë do gjejnë më tepër hapësirë në Bashki nën drejtimin e tij pas 6 marsit.

Kandidati i Bashës, Hoti u bë viral edhe pak kohë më parë me fjalimin e tij  të pakuptueshëm.