Dje Beatrix refuzoi të darkonte në “Big Brother VIP” me Donaldin, e gjitha për shkak të hatërmbetjeve nga një shaka e aktorit Ermal Mamaqi.

Por burime për Prive raportojnë se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur avionit dhe është larguar nga vendi për disa ditë, kohe me pare!

Madje kjo u “verifikua” edhe nga miku i saj, DJ Dagz, tha me kunjë se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.
Por deri më tani Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht.

Gjithçka nisi pasi disa ditë më parë në shtëpinë e “BBVIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta.

Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj.

“Do marrim Bora Zemanin si aktore”, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”.