Rindërtimi po vijon me ritme të larta në gjithë vendin, ndërsa deri tani janë mijëra familje që kanë hyrë në banesat e reja, të ndërtuara me kushte bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të banorëve që futen në shtëpitë e reja, të ndërtuara me standardet më të mira dhe shumë më të forta se para tërmetit të 2019.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e banorëve që vazhdojnë futen në shtëpitë e reja, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Programi i Rindërtimit ka përfshirë jo vetëm ndërtimin e banesave individuale, pallateve, kopshteve dhe shkollave, por edhe ndërtimin e infrastrukturës në hapësirat urbane ku është shtrirë ky program.

Lagje të reja janë ngritur tashmë në bashkitë më të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, ndërkohë që shpërndarja e banesave është bërë përmes shorteve, në një proces tërësisht transparent.