Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 158 raste të reja me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
22 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.
Në total numri i rasteve aktive është 3.396.