Boris Johnson ka thirrur një takim urgjent të qeverisë, thotë Downing Street, përpara se të bëjë një deklaratë në Dhomën e Komunave më vonë gjatë ditës së sotme, raporton BBC.

Komiteti do të mblidhej në 07:30 me orën lokale për të diskutuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmeve të tmerrshme të Rusisë ndaj Ukrainës. Kryeministri pritet gjithashtu t’i bashkohet një thirrjeje me drejtuesit e G7.

Johnson ka thënë tashmë se Vladimir Putin ka “zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi” me sulmin e tij ndaj Ukrainës dhe se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të përgjigjen “vendimisht”.