Dy golat e shënuar mbrëmjen e djeshme ishin të veçantë për Berat Gjimshitin, pasi i dha fitoren skuadrës së tij.
Mbrojtësi përmbysi rezultatin kundër skuadrës së Olympiacos dhe UEFA e ka përfshirë në listën e kandidatëve për të fituar çmimin “Lojtari i Javës”.
“Duhet të zgjoheshim dhe duhet të fitonim në fund. Ishte fryma e duhur në skuadër dhe ia dolëm ta përmbysnim rezultatin. Ndoshta ndeshjen tjetër mund të luaj si sulmues.
Na mungonte vërtetë një fitore, veçanërisht në shtëpi. Nuk kisha shënuar as unë prej një kohe të gjatë, kështu që jam i lumtur”, u shpreh Gjimshiti për Sky Sport Italia.