Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Mbi 140 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në 3 vite, nga nisja e programit tonë të mbështetjes për çdo të porsalindurit”, shkruan ministrja, Ogerta Manastirliu.
Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.
Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.