Nuk i ka shpëtuar as këtë herë mediave rozë, moderatorja e njohur Bora Zemani.

Sëfundmi ka publikuar në rrjetin ‘TikTok’ një video ku me ëmbëlsinë e saj duket se ka provokuar ndjekësit edhe për mesazhin mister që ajo ka përcjellë.

Ajo ka bërë një lojë në Tik Tok ku dëgjohet duke imituar zërin e një fëmije i cili thotë:

“Çfarë ke ti?

Unë kam një të dashur…

Kë ke të dashur

Atë…shoqen…”

Bora Zemani gjithashtu e ka shoqëruar videon me një ‘emoji’ të qeshur.

Nuk kanë munguar komentet të cilat e kanë lidhur këtë video Donald Veshajn. “Si e ka emrin, Donald?”, shkruan një nga ndjekët.

Kujtojmë se çifti përjetuan një histori dashurie gati 2-vjeçare, por fundi i lidhjes së tyre nuk ishte i lumtur, ndërsa tashmë nga ana tjetër , aktori Donald Veshaj i premtoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se do dilte i vetëm nga aty dhe shkëmbyen puthje, por që pak kohë më pas, Veshaj nisi një lidhje brenda BBV me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.