Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca mori pjesë sot në një takim me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë.
Soreca theksoi në takim rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që theksoi ai, do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare.
Ai nënvizoi se Evropa është këtu për të mbështetur Shqipërinë.
“Takim i frytshëm sot me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë, me ftesë të kryenegociatorit Zef Mazi. Theksova rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare. Evropa është këtu për të mbështetur Shqipërinë”, u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca në një postim.