E ftuar në “Mëngjesi në Dritare”, studentja shqiptare në Moskë, Kleida Peçulaj rrëfeu për situatën në Rusi në këto ditë. Sipas saj, situata është e qetë dhe çdo gjë është nën kontroll.

Situata në Moskë është e qetë dhe çdo gjë është në kontroll. Shkojmë në punë si gjithmonë dhe përdorim metronë por na trembin pak këto shifrat e bursës por në përgjithësi gjërat janë në rregull.
Ka pasur edhe këtu dyndje drejt njerëzve drejt bankomatëve. Unë doja të tërhiqja disa para dhe nuk munda sepse ishin të bllokuara. Na është bllokuar “google pay”, nuk mund të paguajmë nëpërmjet telefonit sepse është e bllokuar. Janë ndaluar fluturimet, jemi të bllokuar.-Në mediat vendase si paraqitet situata ?

Ka një lloj censure. I transmetojnë lajmet, por nuk kanë komente apo qëndrim për atë që po ndodh. Nuk thonë fjalët pushtim apo sulm, siç ndodh me çdo vend pushtues. Në Rusi dihen edhe sulmet ndaj opozitës, dihet tashmë politika ruse si vepron. Por rusët vetë nuk janë fytyra e qeverisë së tyre. Kanë dalë në protesta, nuk duan të bëhet luftë. Një pjesë prej tyre kanë familje në Ukrainë, ka familje të ndara gjysmë ukrainase, kanë prindërit ndaj preken drejtpërdrejtë nga kjo që po ndodh.

Ajo foli edhe për marrëdhënien me studentët rusë dhe pedagoët, për të cilët tha se nuk ndihen mirë, por nuk flasin për situatën në formë propagande.

“Nuk ndihen mirë. Ndodhen në situatë të vështirë dhe largësia e pamundësia për t’i ndihmuar. Por mbështesin hapur luftën që Ukraina po bën për liri. Në shkollë futemi online dhe çdo gjë tjetër mbetet aty.
Evropa e ka parë më sy të keq Rusinë por kohët e fundit gjërat po përmirësoheshin. Njerëzit e donin këtë sepse u lehtësuan vizat, u bë më e lehtë për të studiuar jashtë, ishte më e lehtë për ta për të shkuar në Europë, ekonomia po rritej kurse tani njerëzit kanë frikë se mund të kthehen prapë në vështirësitë e fillimit. Nuk janë vetëm udhëtimet, shumë prej tyre punojën në Europë. Jemi ende në shok, vërtet ndodhi kjo gjë ? Vërtet mund të bllokohemi këtu ? Kjo do jetë situata deri sa të mbarojë? Por megjithatë jemi mirë, qetë, për të gjithë ata që na shkruajnë se çfarë po ndodh me ne./M.M-dritare.net