Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Durrës ku parashtroi arsyen përse duhet që durrsakët të votojnë Emiriana Sakon, pasi kjo është një votë për qytetin, një votë që do të vazhdojë punën për ndërtimin e portit e ri të Durrësit, ndër shumë të tjera punë për këtë qytet.
“Imagjinoni këtë hapësirë, një hapësirë si çdo qytet evropian, imagjinoni që kjo hapësirë të jetë dhjetëmijë herë me këtë estetikë dhe standard, të jetë ngjitur këtu. Imagjinoni Durrësin të mbushur me vajza e djem që vijnë nga çdo vend i botës, natyrisht që vijnë edhe sot, por do të vijnë me një nivel tjetër turizmi, që sjell shumë më tepër para sesa sot. Me gjithë ato vende pune që do të hapen, të cilat do të hapen për të gjitha nivelet e punës. Do të jetë një qytet i ri në fakt, brenda po këtij qyteti. Arseyja përse politika ekziston është që njerëzit të bëjnë gjëra që si bëjnë dot vetëm” u shpreh Edi Rama.