Këtë të shtunë kanë mbërritur trupat e para amerikane shtesë të dërguara nga SHBA në Poloni.Mediat e huaja shkruajnë trupat e mbërritur janë pjesë e 1,700 pjesëtarëve të ushtrisë që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vendin e Evropës Lindore, ndërsa NATO përforcon krahun e saj lindor mes shqetësimeve në rritje për një ndërhyrje ruse në Ukrainë.

Avionët e forcës ajrore amerikane mbërritën në bazën ushtarake Rzeszow-Jasionka në Poloninë juglindore, bashkë me trupat mbërritën edhe disa anëtarë të personelit të Komandës amerikane.

“Siç u njoftua, elementët e parë të grupit luftarak të brigadës nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në Poloni,” tha një zëdhënës ushtarak polak.

Ndërsa ushtria amerikane konfirmoi se gjenerali komandant i Divizionit të 82-të Ajror, gjeneralmajor i ushtrisë amerikane Christopher Donahue, kishte mbërritur në Poloni.

Kujtojmë se të mërkurën presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evuropën Lindore.