Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është caktuar në datën 24 mars.

Mbrojtja ka kërkuar që më 22 shkurt të mblidhen për çështjen e mbajtjes në paraburgim të tyre.

Megjithatë, gjyqtari Nicolas Guillou ka thënë se më pas do të merret edhe vendimi.

“Do të takohemi përsëri më 24 mars dhe do t’ju informoj nëse do të mblidhemi për seancën më 22 shkurt, pasi të marr parashtrimet me shkrim të të gjitha palëve”.