Alarmi i luftës është dëgjuar kudo nëpër Kiev! Qytetarët janë strehuar nëpër metrotë e qytetit, ndërsa rrugët dhe hapësirat e saj kontrollohen nga ushtarët e forcat vullnetare, të cilat janë të gatshme t’i bëjnë ballë pushtuesit rus. Ukraina pretendon se ka korrur sukses një mbrëmje më parë, ku deklarojnë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke, mjete luftarake lufte dhe rrëzuar disa avionë.
Të shumtë sipas tyre janë edhe humbjet e jetëve në radhët e rusëve. Drejtuesit e Kievit, kanë vendosur një shtetrrethim që do të nisë nga sot deri të hënën. Ata janë të zotuar se do të përballen egërsisht me armikun dhe do të mbrojnë territorin e tyre.