Situata sa vjen dhe më e tensionuar është në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku tregojnë momentin kur ministri i Brendshëm i Ukrainës u detyrua të ulej në tokë për t’u mbrojtur gjatë një vizite në vijën e parë të konfliktit tetë-vjeçar me separatistët pro-rusë të shtunën.

Gazetarët që shoqëronin ministrin Denys Monastyrsky thanë se zona u vu nën breshëri të befasishme.

Në video ata dëgjohen duke thirrur “shtrihuni në tokë, shtrihuni” për ti shpëtuar breshërive.