Kujtim Shaba, kandidat për Kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër nëpërmjet një prononcimi për mediat ka bërë me dije se FSHF nxori mediat jashtë për të mos qenë dëshmitare e “trukimit të garës”
“Siç ju e patë, mediat ndenjën 5 minuta sa për të marrë pamjet dhe dolën jashtë. Unë i kam kërkuar që në fillim që mediat të jenë transparente gjatë gjithë procesit të votimit.
Ishin përgatitur për të ‘trukuar ndeshjen’, flas në termin e futbollit. Përjashtuan median jashtë sepse nuk donin që të ishin dëshmitarë okular për ‘trukimin e ndeshjes’.”